Tyson Fury është rikthyer në ring. E ardhmja e anglezit është në tregun amerikan, ku ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 100 milionë dollarë me gjigantin mediatik “ESPN”. Në një intervistë të zbuluar së fundmi Fury ka zbuluar se data e duelit të tij të ardhshëm do të jetë në muajin nëntor.
Megjithatë, emri i kundërshtarit ende nuk dihet dhe pritet që kandidati final të përzgjidhet në javët e ardhshme në një intervistë të dhënë së fundmi, Fury ka folur për të ardhmen e tij dhe nuk ka harruar të “thumbojë” dy boksierë të famshëm si Dillian Whyte dhe kampionin e botës Andy Ruiz.
KUR DO RIKTHEHENI?
“Do rikthehem në nëntor. Po shpresoja që të ndeshesha me Jarell Miller. Ai është kandidati favorit, pasi është një shtetas amerikan dhe vitet e fundit ka fituar pak famë. Pezullimi i dopingut i mbaron në fund të tetorit”.
DUEL ME KUBRAT PULEV?
“Pulev nuk është një kundërshtar interesant për klubin. “ESPN” kërkon që të ndeshem me një boksier amerikan dhe jo një boksier bullgar që nuk e njeh askush. Gjithsesi ne e kemi kontaktuar dhe ai na refuzoi për shkak se do të ndeshet me Joshua-n vitin tjetër”.
“Sicc e thashë më parë “ESPN” dëshiron që unë të ndeshem me një amerikan. Janë disa opsione, si Miller, Bryan, Kownacki, Ruiz, Breazeaele, Washington. Disa prej këtyre boksierëve kanë pësuar humbje me nokaut e s’mund të ndeshem me ata, ndërsa boksierë të tjerë janë të zënë. Di vetëm që më duhet një kundërshtar i fortë, i cili mund të rezistojë disa raunde me të. Jemi ende në kërkim”.
A KA SHANS TË NDESHENI ME DILLIAN WHYTE?
“Whyte është një lëngaraq. Ai thotë se unë jam një frikacak, kjo është qesharake. Ai është një thes patatesh e kam rrahur keq me qindra herë në sparring. Ndoshta në të ardhmen do më jepet mundësia ta rrah në ring. Gjithsesi dueli s’mund të bëhet në të ardhmen e afërt, vetëm në rast se Whyte do më paguajë para nga xhepi i tij”.
ANDY RUIZ?
“Nëse Andy Ruiz dëshiron të ndeshet me mua, pa problem, do i jap dhe atij një shpullë. Nuk më intereson se çfarë thotë ai trashaluq. Ruiz, Whyte dhe Joshua të gjithë këta që po përmend janë të mbaruar”.