Fukui shkon në Uzbekistan

Duket se ka përfunduar aventura në Shqipëri për Masato Fukuin. Japonezi i cili në kampionatin Shqiptar luajti për Tiranën, Skënderbeun, por dhe Kukësin për dy ndeshje në kupat e Europës, do të nisë një aventurë me shumë gjasa në Uzbekistan. Siç bëhet e ditur nga burime pranë gazetës, sulmuesi është në provë në një nga klubet vendase dhe pret një përgjigje nëse do t’i ofrohet një kontratë apo jo.

Sezonin e fundit Fukui kaloi një sezon larg pritshmërie, duke u aktivizuar në vetëm 14 takime në kampionat, 10 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Në vitin 2017 japonezi luajti vetëm në dy ndeshje, saktësisht 64 minuta. Shkëlqimin në vendin tonë, 28-vjeçari e arriti në sezonin 2015-2016, kur mbronte ngjyrat e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online