FSHF Sunday League/ Tetë ekipe në garë për kampionin e këtij edicioni

Pas përfundimit të fazës së parë të FSHF Sunday League, ku janë shpallur tashmë kampionët e dy grupeve A dhe B në Tiranë, 8 ekipet e para të secilit prej këtyre grupeve kanë kaluar në fazën play-off. Në shortin e hedhur më 22 mars, skuadrat mësuan edhe kundërshtarët, teksa gjatë javës që lamë pas, janë zhvilluar edhe ndeshjet e 1/8, prej ku kanë dalë edhe çerekfinalistët e këtij sezoni.

Oktapus Security kaloi për në fazën tjetër, pasi mundi skuadrën e Primos me shifrat 0-2, ndërsa kaloi në çerekfinale edhe Dajti, që arriti të mposhtë skuadrën e Ju Ar Plast në minutat shtesë me rezultatin 0-2. Të tjera skuadra që kalojnë në fazën e ¼ janë edhe Prestige e Nova MFC, që mundën respektivisht Carter-in e Antigonean. Sakaq, edhe Digi Printi siguroi çerekfinalen pasi triumfoi në ndeshjen ndaj ATS me shifrat 2-1, ndërsa edhe Al-Ar, Vila L e Roamel do të kenë mundësi të luajnë fazën tjetër. Sipas skemës së përcaktuar, përballjet çerekfinale për të përcaktuar kampionin e këtij edicioni do të jenë si më poshtë:

Prestige – Oktapus Security

Roamel – Nova

Digi Print – Dajti

Al-Ar – Vila L

Ndërkaq, sipas skemës së përcaktuar që në fillim të sezonit, skuadrat e renditura në vendin e 9-12 të dy grupeve do të përballeshin me njëra-tjetrën për Kupën “Octapus Security”. Përgjatë kësaj jave janë zhvilluar edhe këto sfida, ku janë zbuluar katër skuadrat gjysmëfinaliste që janë Futura Dent, Confucius, Milan dhe M&D. Sakaq, sipas skemës, çiftet e kësaj faze janë si më poshtë:

Futura Dent – Confucius

Milan – M&D

4 ekipet e vendeve të fundit të dy grupeve janë përballur këtë javë me njëra-tjetrën në garë për të fituar kupën tjetër “Digi Print”. 4 skuadrat gjysmëfinaliste janë Eco Empire, Enterprise, CCBS dhe Domosdova, ndërsa dy çiftet e kësaj faze janë:

Eco Empire – CCBS

Enterprise – Domosdova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online