Detaji që na shpëtoi/ Ndihmësi i Bledi Shkëmbit që e larguan si “kokë turku”, përgatiti te Egnatia skemën që tronditi Dinamon

Një detaj mjaft i rëndësishëm nga ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, e mbyllur në shifrat 0-2, lidhet me golin e parë. Pikërisht në atë realizim të Ademit në pjesën e parë. Menjëherë pas përfundimit të kësaj finale mbijetese, Ramadani është shprehur se goli erdhi pas një skemë të përgatitur prej ditësh në stërvitje nga ndihmësi i tij, Vitobello. “Na doli siç ishte parashikuar në stërvitje”, tha Ramadani.

Por Vitobello nuk është një emër i panjohur për Dinamon, përkundrazi. Flasim për ndihmësin e Bledi Shkëmbit që punoi te kryeqytetasit në nisjen e sezonit dhe më pas do të bëhej “kokë turku” për rezultatet negative, për të shpëtuar Shkëmbin edhe pak kohë, para se të vinte Devolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online