Pasditen e 13 janarit u luajt derbi i Britanjës në Francë, ku përballë u vunë ekipi i Nantës me Renën. Sfida përfundoi me fitoren e miqve, të cilëve i mjaftoi goli i Da Silvës në pjesën e parë, për të triumfuar minimalisht ndaj rivalëve.
Gjithsesi, ajo që mori më shumë vëmendje ishte koreografia e tifozëve vendas, të cilët njihen për rivalitetin e ashpër me tifozët e Renës. Në mesazhin e tyre përpara fillimit të ndeshjes ishte shkruar: “Mirë se vini në realitetin e trishtë.” Gjithashtu, mesazhi ishte ilustruar dhe në foto.