Momente për t’u harruar për Romën, mbasi humbi ndeshjen përballë Milanit dhe ndodhet në momente të vështira. Atmosfera në ekip nuk është e mirë dhe diçka të tillë e pohoi dhe trajneri Di Françesko, i cili kërkon kthesën nga ekipi i tij. Por, momente të vështira po kalojnë dhe tifozët e ekipit kryeqytetas.
Mbasi protestuan me anë të një pankarte për largimin e Kevin Strotman, ku ironizonin presidentin Paleta, ultrasit e Romës kanë nxjerrë pankartën e radhës. Ata janë të pakënaqur dhe kanë kryer “sulmin” e radhës ndaj drejtuesve të klubit.
“Po çfarë titulli dhe çfarë Kupë Kampionesh! Trofetë tuaj janë fitimet dhe shitjet e lojtarëve”, shkruhet në pankartën e madhe që kanë varur ultrasit në një nga zonat e qytetit.