Transferimi i Prençit në Rumani drejt dështimit, problem leja e qëndrimit

Pak javë më parë “SportEkspres.com” raportoi se mbrojtësi Elvis Prençi kishte arritur marrëveshjen në Rumani, për të luajtur me ekipin e kategorisë së dytë rumune, Farul Konstanta. Edhe pse lojtari ka mbërritur në Rumani prej kohësh dhe është bashkuar me skuadrën, jo gjithçka ka shkuar sipas planeve, pasi ky transferim mund të dështojë.

Problem është bërë leja e qëndrimit, pasi Federata Rumune ka ndryshuar rregulloren këtë edicion dhe një futbollist që kërkon të aktivizohet kampionatin rumun, duhet të presë 45 ditë, por gjatë kësaj periudhe nuk mund të aktivizohet me skuadrën që ai dëshiron të luajë. Ky rregull është mësuar me vonesë nga drejtuesit e skuadrës së Farul Konstanta, të cilët pasi kishin dorëzuar dokumentet në federatë dhe lojtari pritej të luante në ndeshjen e kësaj javë, janë informuar mbi këtë situatë.

Diçka aspak pozitive, pasi proceduarat sapo kanë nisur dhe lojtari është i detyruar që të presë deri në mesin e tetorit për të luajtur me skuadrën e re. Kjo gjë ka bërë që Prençi të mendojë dhe rikthimin në Shqipëri, të paktën deri në janar, që gjatë kësja kohe klubi të plotësojë dokumentacionin e nevojshme dhe ky transferim të realizohet në dritaren e dimrit.

Në Superiore, skuadrat janë kompletuar dhe mbrojtësi, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Kukësit, Partizanit, Korabit dhe Lushnjes mund të gjejë një skuadër në Kategorinë e Parë. Diçka të tillë na e konfirmon dhe vetë lojtari i cili po e mendon se cila është zgjedhja më e mirë për të në këtë moment.  Edhe Kosova mund të jetë një opsion, pasi 25-vjeçari është një futbollist i lirë, për shkak se ende nuk është federuar tek ekipi rumun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online