FOTO | Suso në “qiellin e shtatë” para ndeshjes me Juventusin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Suso pritet që të marrë përgjegjësitë e sulmit në ndeshjen e nesërme me Juventusin. Një ndeshje delikate, por Milani ka nevojë më shumë se kurrë për të, pasi edhe Gonzalo Higuain ende është në pikëpyetje për këtë takim, edhe pse shanset janë që të mos jetë i gatshëm.

Për spanjollin është një ditë e veçantë kjo e sotmja, pasi në orët e para të këtij mëngjesi ai është bërë baba. Autori i katër golave ka publikuar në profilin e tij disa foto ku ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij, si dhe fëmijën e tij të sapolindur. Emri i djalit është Alesio dhe sulmuesi nuk ka nguruar që të bëjë publike dhe fotot e të sapolindurit.

Një motiv akoma dhe më shumë për të para ndeshjes me Juven. 24-vjeçari do të kërkojë rrugën e rrjetës edhe për t’i bërë një dedikim pjesëtarit më të ri të familjes.

 

View this post on Instagram

 

Gracias mi vida @alissrodriguezz por traer a este mundo nuestro pequeño tesoro ?. ?? Eres la mejor #Alessio ??

A post shared by Suso (@suso) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *