FOTO | Sulmuesi i Realit ngatërron makinë, e pret një gjobë e majme!

Mariano Diaz ishte një nga blerjet e pakta, por nga më interesantet të Realit të Madridit. Sulmuesi 25-vjeçar guxoi të merrte bluzën me numër 7 të Ronaldos, shënoi një eurogol kundër Romës në Champions, por që nga ai moment është “zhdukur”.

Asnjë gol dhe pak minuta me trajnerin e ri Solarin. Situata në fushë nuk po shkon në mënyrën më të mirë, ndërsa ka probleme dhe jashtë saj. Diaz është paraqitur në stërvitjen e ekipit me një makinë Rolls Royce, me vlerë 250 mijë euro.

Problemi është se ai ka gabuar, ose harruar, pasi të gjithë lojtarët e Realit duhet të udhëtojnë me makina Audi, që është dhe një nga sponsorët kryesore të gjigantëve spanjollë. Firma e famshme e makinave u dhuron nga një makinë çdo futbollisti madrilien dhe ata nuk duhet të përdorin mjet tjetër në rastet kur gjithçka lidhet me Realin.

Siç citon “Sport.es”, Diaz do të marrë një gjobë të majme për veprimin e bërë dhe do i duhet ta mbyllë në garazh Rolls Royce e tij për disa kohë, ose ta përdorë në rastet që s’kanë lidhje me futbollin dhe Realin e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *