Foto që i tregon të gjitha/ Zërat nuk ishin trillime mediatike, Mbape injoron tërësisht ardhjen e Mesit te PSG

Në mbrëmjen e djeshme ka bërë bujë të madhe raportimi i një gazetari francez që e njeh mirë ambientin te PSG. “Kryengritja Mbape ka nisur pas ardhjes së Mesit”. Ylli francez nuk ka ndonjë afeksion të veçantë për një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Për më tepër që kërkon gjithmonë qendrën e vëmendjes dhe nuk dëshiron që të lihet në hije te PSG nga argjentinasi.

Për këtë arsye Mbape ka qenë kundër këtij afrimi dhe po mendon largimin drejt Realit të Madridit. Një investigim në rrjetet sociale që ka ardhur nga ana e “El Chiringuito” e tregon më së miri se diçka nuk shkon në “ekipin e ëndrrave” dhe përplasjet kanë nisur. Në të gjitha postimet e PSG rreth afrimit të Mesit, francezi nuk ka reaguar me asnjë “pëlqim” ose “koment”. Shumë më ndryshe nga Neymar që ka dhënë “14 pëlqime”, nga Di Maria që ka dhënë “12 pëlqime” apo fundja edhe nga Sergio Ramos që ka pasur armiqësinë e “El Clasico” në të shkuarën, por  ka dhënë “14 pëlqime” duke e mirëpritur Mesin.

Ndërkohë Mbape nuk ka reaguar ende, por kjo nuk do të thotë se francezi është larg rrjeteve sociale. Në kontrast ylli i Francës ka reaguar për nënshkrimin e kontratës së re nga ana e ish-sportistit të Realit të Madridit dhe njëkohësisht ylli të NBA, Luka Doncic. Padyshim që nëse “ekipi i ëndrrave” do të shkatërrohet, fajtori i vetëm do të jetë…vetvetja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online