Lacio ka prezantuar trajnerin e ri për të nisur bashkëpunimin që fillon nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e ekipit italian vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me Inzaghin që riktheu ekipin në Champions League.
Por zyrtarizimi i trajnerit të ri Sarri është unik. Faqja zyrtare e Lacios ka publikuar vetëm një cigare domethënëse që tregon ardhjen e Sarrit, trajnerit që është i apasionuar pas futbollit dhe tymosjes. /Sport Ekspres/