FOTO | Përshëndetje enigmatike e Kordeiros për Rexhinaldon

Merkato e janarit pritet që të jetë e nxehtë te Kukësi, pasi nuk pritet që të ketë vetëm jo vetëm afrime por edhe largime. Gjithsesi merkato hapet për pak ditë dhe deri atëherë mund të kemi ndonjë lëvizje si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Sot, braziliani Uilliam Kordeiro ka postuar një foto ku përshëndet me njëri tjetrin, por edhe pse duket si një “lamtumirë” nuk është e tillë, për faktin se burime pranë lojtarëve konfirmuan se është vetëm një përshëndetje normale dhe asgjë më shumë. Të dy lojtarët në fjalë kanë kontratë deri në fund të kampionatit dhe kanë qenë titullar fiks te skuadra kuksiane.

“Shumë mirënjohje për miqësinë tonë vëlla, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua. Do të jesh një shok që do të mbaj për gjithë jetën. Gjithnjë do të jemi në kontakt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *