FOTO | Përçarja mes tifozëve, njëri përfundon në spitalin ushtarak

Jo vetëm në fundin e ndeshjes, por dhe gjatë saj kishte momente incidenti në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse tifogrupi “Tirona Fanatics” nuk ishte prezent në stadium me baner, anëtarët e saj edhe një herë tjetër protestuan duke kërkuar gjatë ndeshje largimin e presidentit Refik Halili.

Në pjesën e dytë u pa nga tribuna kryesore që disa tifozë shkuan drejt pjesë anësore të tribunës, por pa u kuptuar seç kishte ndodhur. Është një prej tifozëve të Tiranës i cili në një komet në faqen e tifozëve të klubit ka bërë me dije se një prej tifozëve ka thyer këmbën, pasi është sulmuar nga disa tifozë të Tiranës, vetëm e vetëm se ky i fundit kishte kërkuar që të mos ofendohen lojtarët, të cilët sipas tij nuk janë fajtorët e kësaj situate.

Personi në fjalë e dënon këtë veprim, që sipas tij është i ndikuar nga persona të alkoolizuar, apo që kanë ndikim nga lëndët narkotike. Po ashtu tifozi në fjalë tregon se dhe dy tifozë janë shoqëruar pas këtij incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online