Skuadra e Tomorit ka qenë aktive ditët e fundit në merkato dhe sot, ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Klubi beratas ka zyrtarizuar ardhjen më të re në skuadër, Olivier Dore.
Dore është mbrojtës nga Guinea, që në gjysmën e parë të sezonit ka luajtur për skuadrën e Besëlidhjes. Një lojtar që është i ambientuar me Kategorinë e Parë, 21-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij te Tomori.
Njoftimi i klubit
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nga Guinea, Olivier Dore. Mbrojtësi i cili gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Besëlidhjes, ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit.