FOTO | Ndeshja pa tifozë? Në Gjirokastër e kanë zgjidhjen

Java e 11-të ishte disi e pazakontë, kjo për faktin se dy ndeshje u luajtën pa pranin e tifozëve, ndërsa dy ndeshje të tjera u zhvilluan në fusha asnjanëse. Në Gjirokastër, skuadra e Luftëtarit priste Laçin, por komisioni i Disiplinës kishte mbyllur dyert për këtë takim.

Numri i personave në tribunën e stadiumit ishte i limituar, por kjo nuk i ka penguar tifozët që mos e ndjekin ndeshjen duke qenë pranë stadiumit. Edhe pse do të ishte, më komode ta ndiqnin nga TV, kushtet e mira atmosferike i kishin nxitur që tifozeria zikaltër të mos mungonte dhe në këtë sfidë, sigurisht pa i thyer rregullat.

Struktura e stadiumit të Luftëtarit është e atillë që i lejon tifozët që ta ndjekin ndeshjen e dhe pa pasur nevojë për t’u futur në ambientet e brendshme të stadiumit. Pas portave, tifozët mund të qëndrojnë në kodrën aty pranë dhe ta ndjekin ndeshjen pa asnjë far problemi, për të mos thënë në kushte ndodhsha dhe më komode. Edhe në takimin me Laçin numri i tifozëve që kishin zgjedhur tribunën e veçantë nuk ishin të pakët. Duhet thënë se kjo “tribunë” është plot edhe kur stadiumi është i hapur, pasi është gjithnjë… pa bileta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *