FOTO/ Mbape gjithnjë e më larg PSG-së që pas ardhjes së Mesit, sulmuesi francez mungon në festën e Herreras

Ardhja e Lionel Mesit në radhët e PSG-së duket se nuk është mirëpritur nga Kilian Mbape. Sipas raportimeve në media, sulmuesi francez nuk dëshiron të luajë përkrahë 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe po mendon largimin në drejtim të Realit të Madridit. Mbape shfaqet gjithnjë e më larg PSG-së, ndërsa rasti i fundit që e vërteton këtë është mungesa në festën e Ander Herreras.

Mesfushori i parisienëve ka festuar dje datëlindjen e tij dhe ka ftuar në shtëpi pjesën më të madhe të shokëve të skuadrës. Por mes yjeve të shumtë, mes të cilëve edhe Mesi me Ramosin, mungonte pikërisht Kilian Mbape. Futbollisti i talentuar nuk duket në asnjë vend në foto ne grupit të publikuar nga Herrera, duke rritur kështu ndjeshën zërat për një largim të tij nga PSG-ja./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ander Herrera (@anderherrera)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online