VIDEO/ U largua si dështim nga Tirana, sulmuesi nordik feston me dopietë debutimin me klubin e ri

Tim Vairynen erdhi me bujë në radhët e Tiranës sezonin e shkuar. Megjithatë finlandezi nuk mundi ti përligjte pritshmëritë në fushën e lojës, duke mos e njohur asnjeherë golin gjatë aventurës si bardheblu. Vairynen u largua si dështim nga kryeqyteti shqiptar, por duket se eksperienca e tij e re po flet ndryshe për të.

Futbollisti nordik është kthyer përsëri në vendlindje, atje ku i është bashkuar KuPS-it. Dje ishte edhe debutimi i tij, të cilin e festoi me dopietë. Vairynen tundi rrjetën dy herë përballë KTP-së. Fillimisht theu mbrojtjen kundërshtare me golin e shënuar në minutën e 22-të, ndërsa vetëm 7 minuta më pas do të dyfishonte rezultatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online