Ognjen Vranjes është gjithmonë në qendër të skandaleve për shkak të sjelljes dhe veprimeve të tij. Këtë herë mbrojtësi me origjinë serbe që përfaqëson Bosnjen ka përfunduar në hetim nga ana e UEFA-s. Shkaku kryesor lidhet me tatuazhet e tij me çetnikë në krahë.
Fillimisht Vranjes zgjodhi që të bënte tatuazh Momçilo Gjujiq që ishte komandanti dhe fajtori kryesor për marrjen e shumë jetëve në Kroaci dhe Bosnje. Më pas mbrojtësi zgjodhi që të mbulonte Gjujiq për të mos hapur më shumë polemika, por shënoi në trup një tjetër çetnik, Pop Dujic.
Shpeshherë edhe tifozët në Bosnjë kanë pasur kryengritje karshi këtij lojtari duke kërkuar që të largohet nga Kombëtarja. Ndërsa në orët e fundit janë mediat serbe që njoftojnë se UEFA ka ngritur hetim dhe lojtari që aktualisht është pjesë e AEK ndodhet në telashe të mëdha për tatuazhet e tij. /Sport Ekspres/
BiH international Ognjen #Vranjes showing off his new tattoo…
Of Momcilo Dujic who is a famous Chetnik commander responsible for mass killings of Croats and Bosniaks.
SHAMEFUL! @NFSBiH pic.twitter.com/U5vVBJsI6N
— BH live ?? (@BHlive_official) November 28, 2018