Juventus po kalon një formë fantastike dhe ka arritur të fitojë të nënta ndeshjet e këtij sezoni, shtatë në kampionat dhe dy në Champions. Bardhezinjtë shpresojnë që ky të jetë viti i duhur për të fituar Champions Ligën e munguar prej 22-vitesh dhe ekipi është më i bashkuar se kurrë.
Djemtë e Alegrit kanë përfituar për të shijuar një darkë së bashku, ku merrnin pjesë të gjithë lojtarët. Leonardo Bonuçi ka postuar foton e ekipit në rrjetet sociale, ku ka komentuar: “Darkë me skuadrën. Faleminderit Miralem Pjaniç”, duke lënë të nënkuptohet se ka qenë mesfushori boshnjak, ai i cili u ka ofruar darkën shokëve të tij të skuadrës.
Foton e kanë publikuar në rrjetet sociale dhe lojtarë të tjerë si: Kristiano Ronaldo, Miralem Pjaniç, Kanselo, Mario Manxhukiç dhe Xhorxho Kielini.