Foto | Jemi në vitin 2358, apo është e vërtetë?! Koreografia revolucionare

Prej disa muajsh, te skuadra e Bazelit spektakli po ndodh vetëm në tribuna. Paraqitjet e dobëta të skuadrës nuk kanë ndikuar aspak te tifozët, që janë më të gjallë se kurrë dhe nuk ndalen së surprizuar me koreografitë dhe shfaqjet me mjete piroteknike.

Kryevepra më e fundit u shpalos sot në fillim të takimit kundër Zyrihut. Një koreografi gjigante “3D”, ndoshta jo e para në llojin e saj, por me këto përmasa është e sigurt që kurrë s’na kanë parë sytë.

Tifozëve të pranishëm në stadium u ishin dhënë syze 3D për të shijuar tërësisht artin unik që po paraqiste tifozeria. Edhe skuadra nuk qëndroi duarkryq dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 2 – 0, duke u rikthyer te fitorja pas tri ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online