Hadërsfilld Taun ka zbritur një kategori më poshtë këtë sezon, teksa e mbylli Premier Ligën në vendin e fundit.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit përballeshin në transfertë me Sauthemptonin dhe klubi i Hadërsfilld ka bërë një gjest të mrekullueshëm për tifozët.
Drejtuesit e klubit vendosën që tifozëve që ishin ta pranishëm në ndeshjen ndaj Sauthemptonit, t’i dhurohej fanella e tretë zyrtare e ekipit. Çdo stol në në sektorin e miqve në “St. Mary Stadium” kishte nga një fanellë të Hadërsfilld. Një gjest fantastik i klubit anglez…