Alban Hoxha deri ditën e djeshme ka qenë në ambientet paraburgimit, për shkak se ishte ndalur nga policia, sepse ishte ndaluar duke ngarë makinën nën efektin e alkoolit. Portieri është njohur dje me masën që ka dhënë gjykata, e cila ka vendosur vetëm “detyrim paraqitje” për portierin e “demave”.
Sot, numri një i portës së skuadrës së kuqe është bashkuar me skuadrën. 31-vjeçari është ishte i qeshur në seancën e sotme, ku ka vijuar normalisht përgatitjet. Skuadra është e plotë për ndeshjen me Tiranën, tani që është bashkuar dhe kapiteni i ekipit.
I vetmi lojtar që shqetëson është Esat Mala. Autori i golit në derbin e fazës së parë, ka vijuar edhe ditën e sotme përgatitjet në mënyrë të diferencuar. Drejtuesit kanë besim se mesfushori do të jetë i gatshëm për takimin kësaj të premte, por fakti që edhe ditën e sotme nuk është me grupin vë në dyshim aktivizimin tij që nga minuta e parë.
Partizani do udhëtojë sot drejt Elbasan, ku do të grumbullohet për përballjen me bardheblutë. Në konferencën për shtyp, trajneri Skënder Gega tregoi se Hoxha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Gjithsesi, me garanci të plotë askush nuk mund të thotë se Hoxha do e ndjekë nga tribuna derbin.