Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Ish-kampioni i botës ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, në shtëpinë e tij në Austri.
? Niki, 1949 – 2019 pic.twitter.com/tMPi7s2ODE
— Mercedes-AMG F1 (@MercedesAMGF1) May 21, 2019
Lauda ka qenë një ndër personat më të sukseshëm në Formula 1, si pilot, ashtu dhe drejtues. Si pilot, me skuadrën e Ferrarit, Niki Lauda është shpallur kampion bote në vitin 1975 dhe në 1977, ndërsa me MecLaren në vitin 1984.
3 herë kampioni i botës vendosi që në vitin 1985 të tërhiqet nga pilotimi, për të vazhduar të jetë kampion si drejtues, në vitet e dominimit të Mercedesit. Një legjendë shuhet….