“Formatim” në mbrojtje e sulm, si ndryshon Flamurtari

Flamurtari po bëhet gati për ndeshjen e radhës me Luftëtarin në transfertë. Humbjet me Kukësin ne kampionat dhe në Kupë me Tiranën sigurisht që nuk janë përjetuar mirë në Vlorë, por nuk kanë rrugë tjetër veçse të mendojnë për ndeshjen e radhës.

Trajneri Daja është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion. Në Gjirokastër mbrojtësi Deliaj nuk mund të aktivizohet për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Nisur nga kjo Liçaj do të pozicionohet në të djathtë të prapavijës ndaj ish-skuadrës së tij.

Veliu ndërkohë e ka shlyer kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Teutën në Durrës dhe pritet titullar në qendër të prapavijës. Ndryshon edhe sulmi. Dy rikthime të rëndësishme për Dajën.

Elton kale dhe Agustin Torasa munguan kundër Kukësit prej kartonëve të verdhë. Pezullimi për ta ka përfunduar dhe sy sulmuesit anësorë pritet të kenë detyrën kryesorë për të ndëshkuar Luftëtarin ditën e diel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *