Formacionet zyrtare: Shehi ndryshon sulmin, Cungu mesfushën

Skënderbeu-Kukësi është ndeshja e fundit e javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Orges Shehi dhe Armando Cungu, trajnerët respektivë të dy skuadrave, kanë përzgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen.

Korçarët kanë bërë një ndryshim nga formacioni i tyre model. Oto Xhon do të jetë ai që do t’i udhëheqë bardhekuqtë në sulm. Edhe Cungu në krahun tjetër ka bërë ndryshime. Dzaria rikthehet titullar dhe me eksperiencën e tij do t’u bëjë punë kuksianeve.

Veç Limajt, edhe Ethemi është ulur në stol. Arbër Çyrbja është përzgjedhur të luajë nga minuta  e parë dhe së bashku me Uilliam Kordieiron do tentojnë të shërbejnë për Rexhinaldon, i cili do të jetë i vetëm në sulm.

Kategoria Superiore – Java 7

E enjte, më 4 tetor, ora 17:45

Skënderbeu-Kukësi

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.  Të gatshëm: Dajsinani, Krasniqi, Lulaj, Fili, Arnaud, Ziko, Guindo.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Cuculi, Shameti, Zguro, Dzaria, Shkodra, Tigruxha, Uilliam, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.  Të gatshëm: Maloku, Ethemi, Harba, Limaj, Qaqi, Shpehar, Kalaja.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha,  Dojando Myftari, Ermal Barushi Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *