Perez shpenzoi 1 miliard euro për të fituar 19 tituj

Flakrim Jusufi
Pasi u votua për një mandat të tretë, duke siguruar që Florentino Perez do të vazhdojë si president i Real Madridit për katër vite të tjera, ia vlen të hedh një sy mbrapa gjatë kohës së tij në klub, ku ai ka shpenzuar mbi një miliard euro për të fituar 19 tituj.

Qëkur erdhi në presidencë në sezonin 2000/01, vetëm Ramon Calderon (nga viti 2006 deri në vitin 2009) ka rrezuar mbretërimin e Florentinos në Santiago Bernabeu. Deri më tani, Perez ka investuar gjithsej 1,309.7 milion euro. 7 nga 19 tituj u fituan në mandatin e tij të parë ndërmjet viteve 2000/01 dhe 2005/06, dhe gjatë mandatit të dytë të tij, që nga viti 2009/10, janë arritur edhe 12 të tjerë.

Pas 14 sezoneve në krye, vetëm ish-Presidenti Santiago Bernabeu është përpara Florentino Perez sa i perket titujve të fituar (31 në 35 sezone) Përveç kësaj, nën mandatin e Perez, klubi ka fituar katër nga 12 trofetë e Champions Leagues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online