“Football Leaks” zbulon dredhitë e Çelsit, i përfshirë edhe babai i qendërmbrojtësit

Dokumentet e nxjerra nga platforma e gazetarëve investigativë “Football Leaks” kanë hedhur dritë në  shumë prej sekreteve të errëta e industrisë së futbollit. Një ndër lajmet më të fundit të zbuluara në grumbullin prej miliona dokumentesh prek klubin e Çelsit.

Sipas “Politiken.de”, klubi londinez i ka ofruar babait të qendërmbrojtësit danez Andreas Kristensen një vend punë si skaut edhe pse ky i fundit nuk kishte eksperiencë të mëparshme në këtë lloj pozicioni. Vlen për t’u përmendur dhe rroga muroje prej 11.400 Eurosh që përfitonte i ati i lojtarit.

Andreas Kristensen

Me anë të punësimit të prindit të qendërmbrojtësit në vitin 2012, ata morën firmën e lojtarit asokohe 16-vjeç, si dhe siguruan lejekalimin për integrimin e tij më menjëhershëm në akademinë e londinezëve komform rregullave të vendosura nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *