Flet Moxhi: Ja Partizani im i madh!

Intervistoi: Eraldo Harlicaj

“Më thoni pak shpejt, sepse kam një Asamble të rëndësishme pas pak…”. Nga zëri i tij kuptohet mjaft qartë se është një person i angazhuar. Edhe pse shumë të tjerë në moshën e tij do të gëzonin pensionin dhe me paratë e fituara gjatë karrierës do të ishin ndoshta në ndonjë ishull të humbur mbi një jaht, Luçiano Moxhi preferon që të jetojë me futbollin, me pasionin e tij, dhe duke menduar për ringritjen e një klubi historik në Shqipëri, Partizanin. Përpara disa ditësh, në Tiranë, do të frynte qirinjtë e tortës së 80-vjetorit, ndërsa për mediet italiane do të rrëfente prapaskena të së shkuarës…

Tani Moxhi rrëfehet për “Sport Ekspres”: Nga trajneri i ardhshëm e deri te merkatoja, eliminimi në Europë, por edhe çështja “Ekuban” dhe “Torasa”, duke kaluar më pas te trajneri i kombëtares së Shqipërisë, pasuesi i De Biazit, Panuçi….

Përshëndetje zoti Moxhi, duke qenë se jemi në një periudhë pushimi dhe pas eliminimit nga Europa, tifozët duan të dinë më shumë, çfarë mund të na thoni për të ardhmen e Partizanit dhe si e keni menduar?

– Ajo që mund t’iu them për momentin është se jemi duke vlerësuar trajnerin dhe futbollistët…

Tifozët janë në ankth, për momentin asgjë nuk po lëviz, pse është lënë të rinisë puna në fillim të gushtit?

– Këtë gjë ma lini mua në dorë… Pashë skuadrën, tre apo katër ndeshje, tani jam duke punuar për skuadrën dhe për trajnerin. Por, në momentin aktual nuk mund t’iu them asgjë me saktësi.

(Intervista e plotë, sot në “Sport Ekspres”)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online