Një ndër figurat më të mëdha të futbollit brazilian, Tostao, ka dhënë një intervistë për medien spanjolle “El Pais”. Sulmuesi i cili udhëhoqi Brazilin drejt trofeut të Kupës së Botës në vitin 1970 e ka deklaruar hapur se Lionel Mesi është një futbollist më i mirë se bashkëkombësi i tij Diego Armando Maradona, por Pele mbetet përsëri mbi të.
MESI – “Është lojtari më i mirë në botë, pa asnjë dyshim. Është një mjeshtës në pasim, finalizim, driblim, është tërësisht i kompletuar. Kristiano Ronaldo është më i kompletuar në aspektin e finalizimit, ndërsa Mesi ka shumë pika të forta si futbollist në tërësi. Ai është aq i zoti, sa që besoj se një pjesë e tifozëve brazilian duan që ai ta fitojë trofeun e “Copa America”. Duan më shumë atë se kombëtaren e Brazilit”.
KRAHASIMI ME MARADONËN DHE PELEN – “Në aspektin teknik ai është më i mirë se Maradona. Ka treguar shumë vazhdueshmëri në karrierën e tij. Luan prej më shumë se 10 vitesh në nivele shumë të larta. Pason më shumë se ai. Diego (Maradona) ishte një lojtar që binte në sy, do e krahasoje me Ronaldinjon, por pak më i mirë se ai.
“Pele ka pasur diçka që Mesi nuk e ka: Forcën fizike. Ishte si një dem. Shtynte mbrojtësit me forcë dhe i godiste. Kishte aftësi teknike të mëdha, dinte të driblonte mirë dhe ishte po aq kreativ se Mesi, por shumë herë më i fortë. Kur gjërat nuk po shkoni mirë, Pelja kthehej në një bishë, nuk mund ta them të njëjtën gjë për Mesin. Peleje nuk ishte një lider, por në aspektin psikologjik ishte shumë i fortë. Sa më e vështirë bëhej loja, aq më agresiv bëhej ai. Mendoj se kjo e diferencon me Mesin”.