Flet gazetari i huaj që pyeti lojtarin e Serbisë për Kosovën: Xhaka me Shaqirin do e kenë parë…

Serbia ka tërhequr vëmendje mjaft të madhe mediatike për shkak të flamurit me hartën e Kosovës të shpalosur në dhomën e zhveshjes në ndeshjen kundër Brazilit. Një gjest provokues dhe politik, për të cilin përfaqësues së Kombëtares serbe nuk kanë dashur të japin shpjegime. Neil Barker pyeti lojtarin Grujiç në lidhje me këtë gjest, por zyrtari i Serbisë ka ndërhyrë për të thënë se vëmendja duhet të jetë vetëm te sporti. Paradoksale, duke ditur se po ata vendosën të përfshinin politikën në sport.

Gazetari britanik ka folur në një lidhje direkte nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka treguar më tepër rreth këtij episodi. Barker ka kujtuar edhe atë ndeshje në Rusi 2018 mes Serbisë dhe Zvicrës, kur Xhaka dhe Shaqiri u dënuan për bërjen e simbolit të shqiponjës pas golave të shënuar. Barker është shprehur se ndeshja e radhës mes këtyre dy Kombëtareve do të jetë shumë emocionale për dy lojtarët me origjinë shqiptare.

“Sapo kam dalë nga stadiumi “Lusail“. Disa ndeshje kanë qenë më të mirat. Tifozët latinë po sjellin shumë zhurmë. Sot ishte atmosfera më e mirë. Mesi shënoi. Shkova në konferencën për shtyp sepse i mbulojmë të gjitha skuadrat këtu, përfshirë Serbinë. Ishte radha ime për të shkuar te Serbia. Kështu që shkova për t’i pyetur në lidhje me të. Kisha parë flamurin në dhomat e zhveshjes, kështu që doja t’i pyesja në lidhje me këtë. Pyeta lojtarin në fillim, sepse e dija që ai fliste anglisht. Por ndërhyri zyrtari që më tha se do të flisnim vetëm për futboll.

Serbi-Zvicër? Do të jetë një ndeshje magjepsëse. Në ndeshjen e fundit patëm shqiponjën dykrenare të Xhakës dhe Shaqirit, kur mundën serbët. U dënuan për atë gjest. Mbase e kanë parë atë flamur, mbase e kanë parë që FIFA ka çelur një hetim dhe jam shumë i sigurt që do të jetë shumë emocionale për këta dy lojtarë.

Nuk ka shumë anglezë këtu. Nuk kanë të njëjtën atmosferë si argjentinasit, meksikanët, marokenët apo tunizianët. Nuk mund të pish birrë në stadium, por tifozët britanikë kanë gjetur disa bare ku mund të blejnë. Por është shumë shtrenjtë, kushton rreth 12 paund. Ka shumë tifozë të Uellsit. Nuk ka pasur probleme në stadium. Ka shumë forca sigurie. Kanë kontroll të rreptë për veshjen, pijet, nuk lejojnë flamuj me ngjyrat e ylberit. Stadiumet janë të klasit botëror. Duken të mrekullueshëm. Por duhet të kujtojmë se si janë ndërtuar”, është shprehur Neil Barker./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online