VIDEO/ Mesi merr për dore Argjentinën dhe i jep shpresa kualifikimi, as portieri i mrekullive nuk e ndal dot

Argjentina ka lënë pas krahëve atë humbje befasuese 2-1 kundër Arabisë Saudite. Bardhekaltrit kanë marrë fatin në duart e tyre dhe kanë reaguar në momentin e duhur. Pjesa parë kundër Meksikës u shfaq ashtu siç pritej, e lu.ftuar në mesfushë, por me rastet që mungonin për të dyja skuadrat. Ndërkaq e njëjta gjë nuk mund të thuhet për 45 minutat e dyta të ndeshjes.

Argjentina e kupton se për t’u kualifikuar i duhet me patjetër fitorja dhe ndërron fytyrë në pjesën e dytë të lojës. Qarkullim më i mirë i topit dhe më tepër fantazi në sulm. Ishte Lionel Mesi ai që mori për dore Kombëtaren e tij dhe i dha shpresë një kombi të tërë. Kronometri po numëronte minutën e 64-t të takimit, kur sulmuesi i PSG-së lëshon një të majtë nga distanca. Goditja ishte me saktësi kirurgjikale dhe topi shkon atje ku as portieri që bën mrekullitë në çdo Botëror nuk mund ta ndalë.

Por argjentinasit nuk mjaftohen me kaq. Kur mbeteshin edhe 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mesi jep një asisit për Fernandezin, i cili realizon një gol spektakolar për të mbyllur historinë e këtij takimi. Argjentina mposht Meksikën me rezultatin 2-0 dhe tashmë ka shanse reale për kualifikim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online