Lajmi i publikuar dje, në lidhje me ndryshimin e fanellave te Flamurtari ka rezultuar i vërtetë.
Me një komunikatë zyrtare në Facebook, Flamurtari ka publikuar modelet e tre uniformave zyrtare, uniformat e portierit, ato të stërvitjes, veshjet e udhëtimit dhe çantat e lojtarëve.
Një ndryshim radikal, duke nisur nga sponsori teknik, që do të jetë tani e tutje KAPPA, ndërsa ka ndryshim logoje, pasi do të përdoret e reja.
Edhe dizenjoja e fanellës është revolucionare, pasi ka shumë ndryshime, por gjithsesi fanella me vijat kuqezi nuk i largohet traditës dhe me shumë mundësi do të jetë ajo që do të përdoret më shumë.