Flamurtari zbriti në fushë sot kundër Butrintit dhe fitoi me rezultatin 3-1. Vlonjatët kërkojnë të ruajnë ritmin para ndeshjes me Skënderbeun, ndaj edhe kanë zhvilluar këtë takim.
Franc Veliu dhe Arbër Beqaj ishin dy shënuesit e Flamurtari, ndërkohë që realizoi një gol edhe mesfushori Argjend Mustafa, i afruar këtë vere te kuqezinjtë pas një eksperience të shkurtët me Vushtrrinë në Kosovë.
Për Butrintin shënoi golin e vetëm të takimit sulmuesi vlonjat Dhrami nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Miqësore – E shtunë, më 8 shtator
Flamurtari F.C 3 – 1 Butrinti
Shënues : Veliu, Beqaj , Mustafa / Dhrami (pen.)