Arda Turan, 10 milionë arsye për të shkruar historinë në Turqi

Nuk i shkoi mbarë Arda Turanit kur vendosi të linte Atletikon e Madridit për Barcelonën. Futbolli është i pamëshirshëm, duhet edhe fat në zgjedhjet që bën dhe Turan e dinte, të shkonte te skuadra më e bukur në Europë ishte një risk i madh, sepse ai është një gladiator, lojtar tipik për skuadrat e Simeones, zero tiki-taka, 100% vrap e përplasje në fushë. Te Barcelona Turan është kthyer në një rezervë luksi, nga ato që e merr pagën kot. Edhe vetë turku nuk ndihet mirë, por asnjë klub nuk e ka bindur deri tani, ose nuk ka mundësi të paguajë për ta blerë.

Tani Turan merr një ofertë nga ato që zor se refuzohen. Klubi më ambicioz në Turqi, Bashakshehiri ku deri para pak kohësh luante Sokol Cikalleshi, e kërkon me çdo kusht e çdo çmim. Për ata që nuk e dinë, Bashakshehiri është një klub i pasur dhe shumë ambicioz, pak a shumë si Çelsi para shumë vitesh në Angli. Bashakshehiri kryesues ka mbështetjen e presidentit Erdogan, i cili pret titullin këtë vit dhe klubi do të bëjë gjithçka që ta kënaqë, edhe pse me emra si Gallatasaraj, Beshiktash e Fenerbahçe nuk bëhet shaka.

T’u marrësh titullin gjigantëve të Stambollit është një arritje për histori, ajo që ndoshta do të mundohet të shkruajë Arda. Motivimi është i jashtëzakonshëm, edhe financiarisht, sepse Bashakshehiri i ofron 4 milionë euro deri në verë dhe 6 milionë për sezonin e ardhshëm. Huazim me 2 milionë euro tani e dy milionë euro në verë për Barcelonën, që ka dhënë OK. Në Turqi mediat janë çmendur, Arda Turan në Superligën do të ishte njësoj sikur Lorik Cana apo Mërgim Mavraj të vinin në Shqipëri në kulmin e vet. Arda Turan po mendohet, e pret një takim me historinë, janë 10 milionë arsye për ta bindur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online