Flamurtari merr premtimin e ri, këtë javë bëhet likuidimi financiar

Lajme pozitive për lojtarët dhe stafin e Flamurtarit. Pagat e tyre të prapambetura pritet të kalojnë në bankë këto ditë, brenda javës, duke bërë kështu likuidimin total financiar. Informacioni është përcjellë te lojtarët nga vetë drejtuesit e klubit vlonjat, të cilët kanë bërë me dije se bëhet fjalë për likuidimin e plotë, pra jo vetëm për pagat, por edhe për shpërblimet e premtuara për disa rezultate pozitive për ndeshjet e fundit të kampionatit.  Nga sa mësohet, në bankë ka kaluar një shumë e konsiderueshme dhe pritet kalimi në numrin e llogarisë të çdo futbollisti të vlerës përkatëse.

Janë rreth 750 mijë dollarë, sipas informacioneve të rezervuara, që ndodhen në bankë dhe që do të shpërndahen për likuidimin total të ekipit për gjithë muajt e këtij viti kalendarik. Lajmet në Vlorë janë pozitive në këtë drejtim dhe, pas qëndrimit në kategori, lojtarët tashmë do të paguhen për atë çfarë kanë dhënë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online