Flamurtari humb identitetin, vlonjatët prekin fundin ndaj Tërbunit dhe katandisen në Kategorinë e Dytë

Lavdia dhe tradita e madhe tashmë i kanë lënë vendin zhgënjimit. Një Flamurtar që dikur matej edhe me ekipe si Barcelona, sot ka humbur tërësisht identitetin e tij dhe endet në ligat inferiore të kampionatit shqiptar. Vlonjatët zhyten edhe më thellë në dështim, teksa pas daljes nga Kategoria Superiore, tashmë i thonë lamtumirë edhe Kategorisë së Parë.

Në “Elbasan Arena“ ka qenë Tërbuni i Pukës ai që ka dalë nga stadiumi me kokën lart në finalen e “play out”-it. Për 120 minuta të dyja skuadrat mbajtën portat të paprekura dhe në fund ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin. Pukjanët u treguan më të saktë nga 11 metrat dhe sezoni i ardhshëm i gjen në Kategorinë e Parë, ndërsa Flamurtari prek fundin dhe i duhet të luajë në Kategorinë e Dytë për edicionin 2021/2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *