Flamurtari e zyrtarizon: Andi Ribaj vishet kuqezi!

0

Andi Ribaj bëhet edhe zyrtarisht përforcimi i Flamurtarit për sezonin e ri. Ashtu si “SportEkspres” njoftoi, sulmuesi i bashkohet vlonjatëve dhe vendoset menjëherë në urdhërat e trajnerit Ilir Daja.

Sipas njoftimit të Flamurtarit, “Ribaj u transferua te kuqezinjtë në fundin e merkatos, por këtë të shtunë i’u bashkua ekipit në stërvitje, duke lënë pas dëmtimin muskulor dhe ka nisur periudhën e rehabilitimit”.

Sezonin e kaluar, 29-vjeçari ishte pjese e Vllaznisë, me bashkëpunimin që përfundoi pas rënies së klubit nga Kategoria Superiore. Në karrierë, lojtari i rritur te Apolonia e Fierit ka luajtur edhe me Skënderbeun dhe Teutën, ndërsa ka provuar edhe aventurën në Izrael te Makabi Kirjat.

Sulmuesi i qendrës vlerësohet si një alternativë e kapitenit Bushiç. Mjaft i rëndësishëm është fakti që Ribaj mund të luajë edhe në krah, duke plotësuar repartin sulmues, ku janë edhe Danilo Alvesh, Torasa, Beqaj, Musta dhe talenti Ziaj, ndërsa pritet edhe zgjidhja e çështjes së brazilianit Elton Kale.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.