Fjalët që i thonë të gjitha, Elvis Plori: Të fitosh një Kupë në Shkodër është si të shtohesh me djalë

Vllaznia i është gëzuar triumfit të madh në “Air Albania” duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ndoshta nuk ishte gjithçka që shkodranët mund të merrnin në këtë sezon, por ky kampionat është mbyllur me një trofe ku skuadra në fjalë ka dalë e para dhe mbi të tjerët.

Një trofe në Shkodër shijon shumë për shkakun se ka ndjeshmëri të madhe në këtë qytet mbi futbollin. Këtë herë shijon dyfish pasi këtij grupi teknik dhe stafit që iu bashkua Vllaznisë, nuk i besonte askush. CV e Brdariç nuk ishte bindëse, po aq sa edhe e drejtorit Matko Djarmati.

Megjithatë ardhja e Elvis Plorit si ndihmës trajneri te Vllaznia dhe sakrifikimi që bëri për të hequr dorë nga ofertat e tjera që i kanë mbërritur me rolin kryesor ishte një dëshmi e parë që në Shkodër po përpiqeshin për t’u rikthyer.

Fitoret e para të ardhura në stilin gjerman dhe duke mos pasur mëshirë ndaj ekipeve më të vogëla sa i përket golave të shënuara ishin po ashtu treguesi i kthimit të Vllaznisë. E këtu duhet t’i jepet edhe merita e madhe Alban Xhaferit. Që në momentin kur erdhi te shkodranët e kishte të qartë idenë: “Dua një trajner gjerman”.

Kështu do të profilizohej Brdariç që nisi të ngrihej së bashku me Vllazninë. Dje u festua për Kupën e Shqipërisë dhe Shkodra gumëzhiu edhe njëherë tjetër nga boriet e makinave dhe tifozët që i kishte marrë malli për të festuar një arritje në futboll, pas shumë viteve të dëshpërimit. Si mund të përshkruhet e gjithë kjo gjendje emocionale? Elvis Plori i thotë të gjitha mes pak rreshtave: “Të fitosh një Kupë në Shkodër është si të shtohesh me djalë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online