“Fitorja e shkollës shqiptare të futbollit”! Arritja e Ernest Gjokës me Shkëndijën e Tetovës, shembulli se ku duhet të shkohet

Nëse në Shqipëri jemi mësuar me arritjet e futbollistëve tanë nga produkti vendas dhe Kombëtarja që vijnë në rritje duke nënshkruar për ekipe cilësore në Europë, e njëjta gjë nuk vlen për trajnerët. Sigurisht që edhe në rastin e lojtarëve ka limitet e saj lëvizja dhe emri i klubit, por në krahasim nga e kaluara vihet re lehtë ndryshimi.

Ndërkohë në shkollën e trajnerëve nuk kemi suksese dhe trend pozitiv në Europë. Hapi i vetëm që është bërë deri në këto momente është kalimi në Kosovë, që në fakt është sërish një garë mes shqiptarësh.

Edhe në këtë trevë shqiptare nuk ka pasur suksese për t’u përmendur nga trajnerët të cilët nuk kanë arritur të fitojnë titullin kampion. Shenja e parë pozitive, një Shkëndijë ka ardhur nga Ernest Gjoka në Tetovë. Trajneri shqiptar ia ka dalë me kuqezinjtë për t’u shpallur kampion disa javë para mbylljes së kampionatit.

Me një mesatare 2.1 pikësh për ndeshje dhe me 50 ndeshje në total te kjo skuadër bëhet fjalë për sezonin më të mirë personal për Gjokën. “Ishte fitore e shkollës shqiptare të trajnimit, jo vetëm e imja”. Me një mendësi që shkon përtej edukimit shqiptar, Gjoka zgjodhi që të ndante suksesin e tij me gjithë trajnerët e tjerë.

Vetë prezenca e presidentit të FSHF në ceremoninë e titullit kampion, Armand Duka, ishte dëshmia më e qartë për të shpjeguar gjithë rastin. Pra nuk janë të shumtë trajnerët shqiptarë që ia dalin në vendet e tjera, qoftë edhe fqinje, për t’u shpallur si kampion. Shembulli është i duhur dhe ajo që kërkohet është që historia të pasojë edhe në të ardhmen, për të mos mbetur vetëm te kjo “Shkëndijë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online