Filip Kutinjo është në një udhëkryq të madhe në lidhje me të ardhmen. Braziliani ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, por nuk është i lumtur te katalanasit. Të gjithë kanë pritur shumë prej tij dhe jo më kot paguan rreth 160 milionë euro për transferimin e tij 18 muaj më parë te Liverpuli.
Barcelona është e gatshme të shesë Kutinjon, por kujt? Deri më tani nuk ka asnjë ofertë për të. Është folur shumë dhe vetëm PSG mund të jetë një pistë, duke u përfshirë në operacionin e rikthimit Nejmar në Spanjë. Me Grizman që u zyrtarizua te Barça, edhe ky opsion duket i sfumuar.
Po ashtu fjalë ka edhe për interesimin e Mançester Junajtid, rivalin e përjetshëm të Liverpulit. Kutinjo e di mirë se do të kthehej në një nga tradhtarët më të mëdhenj dhe nuk e dëshiron këtë lëvizje, edhe pse te “Djajtë e kuq” do të kthehej në një nga lojtarët më të rëndësishëm.