Fitorja me Luftëtarin, sërish miliona te Kukësi

Kukësi mposhti Kamzën në fundjavë dhe diferenca me Partizanin në derbi ka shkuar në shtatë pikë. të kuqtë nesër luajnë në derbi dhe te verilindorët shpresojnë që skuadra e drejtuar nga Skënder Gega të mos fitojë.

Kjo do i jepte mundësinë Kukësit të afrohej edhe më shumë me kreun, sigurisht nëse do ia dalin të fitojnë në Gjirokastër. Gjithsesi triumfi me bluzinjtë është i rëndësishëm qoftë edhe për t’u ngjitur në renditje. Sikurse dihet, edhe në Korçë luhet një ndeshje e rëndësishme mes Skënderbeut dhe Teutës.

Presidenti Gjici fitoren e fundit me Kamzën e shpërbleu skuadrën, ndërkohë që edhe për një triumf tjetër me Luftëtarin do të ketë sërish premio. Një motiv më shumë për futbollistët, që të kërkojnë maksimumin e pikëve në Gjirokastër. Grupi i lojtarëve do të jetë edhe më i plotë, pasi rikthehet lojtarë si kapiteni Shameti, Zguro dhe Rrumbullaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *