Sasuolo rikthehet te fluturojë në Serinë A. Pas humbjes së të dielës së kaluar me Juventusin, skuadra e De Zerbit ringrihet në ndeshjen që hapi javën e pestë të kampionatit Italian. Fitore 3-1 përballë Empolit, me ekipin që ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në renditje me 10 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera.
Një sukses i rëndësishëm për vazhdimësinë në kampionat, por edhe për faktin se erdhi me përmbysje. Emiljanët e nisën shumë keq ndeshjen dhe e panë veten në disavantazh pas vetëm 18 sekondave lojë. Empoli shënoi në mënyrë surprizë me kapitenin Kaputo, që finalizoi një kundërsulm të shpejtë.
Boateng barazoi rezultatin në pjesën e parë, pas asistit të bukur nga Di françesko, i cili përsëriti veten edhe në pjesën e dytë, duke shërbyer nga goditje këndi Ferrarin për golin e avantazhit 2-1. Di Françesko ishte protagonisti absolut, sepse pas dy asistëve, ai gjeti edhe golin me finte, duke vulosur triumfin 3-1. Empoli, ku Veseli luajti gjatë gjithë ndeshjes, nuk mund të bënte asgjë, edhe sepse luajti në inferioritet numerik në 20 minutat e fundit të ndeshjes, pas kartonit të kuq të Zajç.
Seria A/ Java e pestë
Sasuolo – Empoli 3-1
Shënues: Boateng 13’, Ferrari 57’, Di Françesko 85’/ Kaputo 1’
Federico Di Francesco in the headlines for the right reasons – he’s scored to put @SassuoloUS 3 -1 up against @Empoli. Goal fest in #SerieA! pic.twitter.com/2W8sMTEih7
— Eleven Sports (@ElevenSports_UK) September 21, 2018