Boksieri filipinas, Manny Paquiao, tregoi se mbetet një emër për t’u respektuar në botën e boksit, teksa mundi me vendim unanim ( 117-111, 116-122, 116-112) amerikanin Adrien Broner. Dueli i zhvilluar në Las Vegas u dominua gjatë shumicës së raundeve nga filipinasi, i cili vazhdon të jetë një boksier për t’u pasur frikë nga kushdo në kategorinë “welterweight” (deri në 66.6 kilogramë) edhe pse në moshën 40-vjeçare.
Pacquiao with a hard left on Broner. He is looking 10 years younger tonight. https://t.co/QKZNLC2YEP
— Harrison Klopp (@harrisonklopp) January 20, 2019
Fitorja ndaj Brouner ishte e 61-ta për Pacquiao-n. Amerikani Broner nuk e përtypi mirë humbjen e katërt të karrierës së tij dhe nuk ngurroi të hidhte akuza për blerje të gjyqtareve. “Unë e munda atë. Kisha kontrollin e ringut Godita më pastër se ai dhe ju shmanga të gjithë grushteve. Po ju a bëj të ditur të gjithëve. Ata (gjyqtarët) do marrin pjesëqn e tyre kur Pacquiao të ndeshet me Floyd Mayweather”, tha Broner.
Tani pritet që testi i ardhshëm të jetë ndaj rivalit të përjetshëm Floyd Mayweather, i cili e ka mundur mëngjarashin në përballjen e tyre të mëparshme në vitin 2015. Mayweather, 41 vjeç nuk është kthyer në ring që prej gushtit të 2017-ës, ku mundi me nokaut irlandezin Conor McGregor, por amerikane ka dhënë disa sinjale për një rikthim në ring. Fundja një përballje midis këtyre dy legjendave do arkëtonte me qindra miliona dollarë për secilën palë.