Firoja e radhës, Kukësi ndahet me mesfushorin brazilian

Një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kukësit në dy sezonet e fundit, mesfushori brazilian Zhan Agostinjo da Silva, shkurt Zhan Karioka, nuk është më futbollist i Kukësit.

29-vjeçari nga Brazili ka mbyllur kontratën me Kukësin dhe klubi verilindor nuk i ka ofruar rinovim.

Zhan Karioka u bashkua me Kukësin në vitin 2015, duke u brë protagonist, sepse në dy sezone ka luajtur 90 ndeshje në të gjitha kompeticionet, një shifër e jashtëzakonshme, pasi thuajse gjithnjë ka qenë në formacion.

Image may contain: 16 people, people smiling

Vetëm në dy ndeshjet kundër Sherifit Zhan Karioka e nisi nga stoli dhe aty u kuptua ftohja mes tij dhe klubit.

Tashmë braziliani është në treg dhe pret oferta, pse jo edhe nga Shqipëria, ndërsa Kukësi humbet një tjetër lojtar me peshë, pas Albi Allës në fund të sezonit të shkuar, por priten edhe largime të tjera me shumë rëndësi, pa harruar se edhe trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në drejtim.

Vetë Karioka ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër: Jam i lirë!

Ndërkaq, dje u fol për një kontakt me Ndriçim Shtubinën dhe ish-kapiteni i Vllaznisë mund të jetë alternativa e parë për Zhan Kariokën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *