Rashica, edhe Milani në garë?

Kohë merkatoje, kohë thashethemesh, ndaj shumë lajme nuk duhen besuar verbërisht, por gjithsesi nuk mund të mos bëjë përshtypje një lajm i publikuar nga “tuttomercatoëeb.com” në Itali.

Sipas lajmit, Milani dhe Udineze interesohen për Milot Rashicën, me talentin e Kosovës që tashmë është bërë një lojtar shumë i kërkuar në treg.

Megjithatë, Vitese nuk e lëshon pa të paktën 8 milionë euro dhe nuk do të jetë e lehtë që Rashica të shkëputet, edhe për faktin se Vitese është klub i lidhur ngushtë me Çelsin dhe klubi anglez i monitoron vetë i pari talentet e Viteses.

Ndërkaq, Udineze ka kërkuar informacione rreth situatës së Rashicës, duke ndjekur gjurmët e Napolit, ndërsa Milani ende nuk ka patur ndonjë kontakt zyrtar me përfaqësues të Rashicës, por po vëzhgon situatën, pasi administratori i deleguar Fasone e ka bërë të qartë që në të ardhmen klubi do investojë fuqishëm vetëm te të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online