Firmosin me ish-mbrojtësin e Milanit dhe e urojnë me foton e gabuar, plas ironia nga kundërshtarët

Një gafë e rëndë është ajo që ka bërë klubi amerikan i MLS, Cincinnati. Këta të fundit kanë firmosur me ish-mbrojtësin e Milanit, Jaap Stam, i cili do të vihet në krye të pankinës së tyre. Por duket klubi nuk e njeh mirë fytyrën e holandezit, teksa i urojnë mirëseardhjen me fotot e dikujt tjetër. “Bashkohuni me ne për të mirëpritur trajnerin e ri të Cincinnati, Jaap Stam”, shkruante skuadra amerikane në faqen zyrtare në “Twitter”, ndërsa në foto nuk ishte ish-futbollisti i njohur, por Tinus van Teunenbroek. Ky i fundit është trajneri i të rinjve të Ajaksit dhe ka një ngjashmëri me Stam, por gjithsesi një gabim i tillë duhej shmangur.

Megjithatë ftesës së Cincinnatit për t’iu bashkuar në urimin e mirëseardhjes së trajnerit të tyre të ri i janë bashkuar edhe klube të tjera të MLS, që sigurisht nuk e kanë menduar dy herë të ironizojnë kundërshtarët e tyre. Philadelfia Union zgjedh një foto të këngëtarit Pitbull, ndërsa shkruan “pac fat Staam”. “Mirësevjen në MLS Stam”, është reagimi i një tjetër klubi të kampionatit amerikan, Houston Dynamo, që zgjedh foton e Senderos. Prezantimi nuk ka shkuar aspak bukur për Stam dhe klubin Cincinnati, që tashmë duhet të kundërpërgjigjen në fushë ndaj kundërshtarëve të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

alt=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online