“Duam të ndiejmë erën e barit dhe nuk mundemi”! Sebino Plaku tregon si ngeci i izoluar: Gjithmonë më ndodhi mua këto

Sebino Plaku është një nga lojtarët që papritur e ka gjetur veten të izoluar në qendrën studentore në Prishtinë. Së bashku me të kanë qenë edhe futbollistë të tjerë të Gjilanit, ndërsa një mungesë informacioni ka sjellë edhe këtë situatë për ta. Sulmuesi shqiptar tregon edhe mënyrën se si ngeci i izoluar në qendrën studentore, ndërsa tregon edhe pamjet nga karantina e tij në lidhje me “Top Channel“.

Plaku thekson se është gjithnjë shënjestër i situatave të tilla. Fushat e gjelbërta duket se i kanë munguar jashtëzakonisht shumë ish-futbollistiit të Superiores, i cili teksa shfaq pamjen e një parku të vogël jashtë kompleksit shprehet se dëshiron t’i ndjejë erën barit, por një gjë të tillë e ka të pamundur për ta realizuar.

“Kam qenë në ditën më të mirë sepse sot kemi bërë testet dhe presim përgjigjet. Shpresoj të jenë negative dhe të dalim sa më shpejt nga këtu. Erdhëm në qendrën studentore, këtu ku ndodhem, me idenë që do të bëjmë vetëm regjistrimet dhe do të vetëizoloheshim, sepse dokumentacioni do të vinte ditën tjetër. Në momentin që u regjistruam këtu na thanë që nuk mund të dilni më pa kryer detyrimin e karantinës, që këtu është 7 ditë.

Regjistrimi një kurt? Na ndodhin përherë këto gjëra, të paktën mua. Në një farë mënyre nuk mund të them kurth, pasi këtu na kanë pritur mirë. Janë munduar të na ndihmojnë në të gjitha mënyrat, por mendoj se ishte më tepër mungesë informacioni se sa një lloj kurthi. Kemi zonën ku bëjmë stërvitjen, ndërsa kompleksi jashtë është i bukur. Duam t’ia nuhasim atë erën e barit, por nuk e kemi shansin. Jemi 6 veta të izoluar këtu. Franc Veliu, Gerhard Progni, portieri Ruci, Rrapo dhe Jonuzi. Liga me sa di ka arritur në konsensus me Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur në datën 7“, ka thënë Sebino Plaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online