Firmos Mauexhe, Tirana prezanton pasuesin e ganezit Akua

0

Toni Mauexhe është zyrtarisht i Tiranës. Pikërisht në ditët kur klubi bardheblu ka zyrtarizuar largimet e Mervejl Ndokit dhe Reuben Akua, vjen edhe prezantimi i parë pas shumë javësh. Bëhet fjalë për futbollistin e dytë ugandez në skuadër, pas sulmuesit Junus Sentamu. Mauexhe është 30 vjeç, me eksperiencë të madhe, sepse ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren dhe gjithashtu ka luajtur për shumë vite në futbollin islandez, ku çuditërisht ka luajtur thuajse gjithë dekadën e fundit, duke përjashtuar një periudhë të shkurtër në Norvegji e Afrikën e Jugut.

Prej janarit Mauexhe ka qenë pa ekip, ndaj forma e tij fizike nuk mund të jetë perfekte, por në 3 javët e ardhshme pritet që të arrijë një formë të pranueshme.

Mauexhe ka firmosur për dy vite me klubin bardheblu. Ditët e shkuara mesfushori shpjegoi pse zgjodhi Tiranën: “Kam pasur shumë oferta, por pasi fola me menaxherin Hektor Çomo, vendosa të zgjedh Tiranën, për t’u bërë pjesë e një projekti madhor. Nuk vendosa për paratë, por për projektin, duke u bashkuar me një klub të madh dhe që synon gjithnjë të luajë në kupat e Europës”.

Ndërkaq, vlonjati Alvaro Bishaj firmosi dje për Tiranën, duke u bërë zyrtarisht bardheblu për sezonin e ri, ndërsa sot e kanë pasur radhën fotot zyrtare dhe prezantimi nga ana e klubit.

Mbrojtësi i rritur te Flamurtari ka luajtur në ekipin e vendlindjes, por edhe me ekipe si FK Vlora, Tomori, Korabi e Sopoti. Në tre sezonet e fundit mbrojtësi 25-vjeçar ka qenë titullar te Tomori, Korabi e Sopoti, duke fituar shumë eksperiencë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.