Firat e mbyll me Vllazninë: Deri më tani, askush nuk më ka kontaktuar

Vllaznia siguroi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar sezonin e shkuar dhe te skuadra shkodrane, kanë filluar të bëjnë planet pa drejtorin Engin Firat. Këtij të fundit i ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe dëshiron të qëndrojë në Shqipëri, por në rast se nuk ka ndonjë ofertë, do të rikthehet në Turqi.

Engin Firat, ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, foli për RTSH Sport në lidhje me të ardhmen e tij, ku u shpreh: “Për momentin është një situatë e thjeshtë, më ka përfunduar kontrata. Askush nuk më ka kontaktuar. Jam njësoj si lojtarët, nëse je i lirë flet me këdo. Nëse kontrata të përfundon, çdo gjë mbaron këtu.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me klube shqiptare. Nuk kthehem në Turqi me 99%, do shoh ofertat dhe më pas do të vendos”, përfundoi drejtori turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *