Finalja me bardheblutë, Kastrioti thërret në apel tifozët

Kastrioti jo më kot pagoi gjobën për të shlyer gjysmën e dënimit, që ishte dhënë nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Skënderbeun. Krutanët kërkojnë pikët maksimale me Tiranën dhe para tifozëve të tyre është i mundur ky objektiv.

Trajneri Bledar Devolli e ka të plotë grupin e lojtarëve, ndërkohë që klubi po bën thirrje për mbështetje maksimale të tifozëve. Në rrjetet sociale mesazhet për tifozët kanë nisur dhe mbetet të shihet se sa ata do të përgjigjen.

Fitorja për Kastriotin është detyrim, pasi Luftëtari këtë javë merr tre pikët në tavolinë me Kamzën e përjashtuar nga kampionati. Aktualisht diferenca me gjirokastritët është katër pikë dhe krutanët synojnë që minimalisht të mos shkëputen edhe më shumë nga skuadra e Ahmatajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online